Raportuesi për Kosovën në PE: Liberalizimi i vizave deri në fund të këtij viti

06 qershor 2018 | 12:50

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Igor Sholtes, e ka vlerësuar si të vonshme çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, pasi sipas tij një gjë e tillë është dashur të ndodhte para dy vitesh, krahas Gjeorgjisë dhe Ukrainës.

Ai në një konferencë për medie në Prishtinë është shprehur optimist se liberalizimi mund të ndodhë deri në fund të këtij viti.

“Ne të gjithë jemi duke u përpjekur në përmbushjen e kërkesave tuaja dhe sa i përket muajve vijues, pritjet janë mjaft të mëdha. Mirëpo, siç e dini kjo nuk varet tërësisht nga Parlamenti Evropian. Ka edhe akterë të tjerë që kanë rol kyç për të luajtur në këtë proces”.

“Mirëpo, sinqerisht shpresoj se rekomandimet nga Komisioni Evropian do të jenë pozitive. Kjo do të jetë njëkohësisht një mesazh shumë i rëndësishëm sa i përket Komisionit Evropian, për të dhënë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave dhe sinqerisht shpresoj që do të ndodhë deri kah fundi i këtij viti”, ka thënë Shotlesi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar “konflikt” potencial, pasi…