Haradinaj: Ndërmarrësit e rinj të kryeqytetit po tregojnë sukses të jashtëzakonshëm

08 korrik 2021 | 13:18

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka vazhduar vizitat  nëpër biznese në kryeqytet.

Sot, ai ka vizituar Agrando Sh.p.k, kompani e cila fushëveprimtarinë e saj e ka në shitjen e produkteve bujqësore në Evropë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ndërmarrësit e rinj të kryeqytetit po tregojnë sukses të jashtëzakonshëm me bizneset e tyre.

 

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kënaqësi të shoh se si ndërmarrës të rinj të Kryeqytetit po tregojnë sukses të jashtëzakonshëm me bizneset e tyre.

Sot vizitova Agrando Sh.p.k, një biznes, që si fushëveprimtari ekonomike ka shitjen e produkteve bujqësore në Evropë, kryesisht në Gjermani, Austri dhe Francë, me theks te veçantë, digjitalizimin e tregtisë bujqësore në të gjithë Evropën, ku angazhohen për treg të qëndrueshëm bujqësor në të cilin pjesëmarrësit në treg mund të bëjnë biznes me njëri tjetrin në mënyrë më efikase dhe me sukses.

Me një staf prej 90 punëtorëve, ku paga është mbi mesataren në Kosovë, dhe me planifikim që deri në vitin 2025 numri i punëtorëve të rritet deri në 450, Agrando është histori suksesi dhe shembull i mirë për të rinjtë tanë që me ide kreative edhe në vendin tonë suksesi është i mundur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fabrika e dyshekëve “Comodita” është listuar si fabrika e dytë…