Haradinaj nderon 106 martirët e Pastaselës dhe fshatrave përreth

31 mars 2026 | 12:03

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, familjarë e bashkëpunëtorë, sot nderuam kujtimin e 106 martirëve të ekzekutuar në Pastasel të Rahovecit dhe nga fshatrat përreth, të strehuar aty për t’i shpëtuar barbarisë së armikut.

“Të njëjtin fat e patën edhe 42 shqiptarë të pafajshëm nga fshati Burim i Malishevës. Plumbat e armikut nuk kursyen as të moshuarit, as gratë e fëmijët, duke lënë plagë të thella për familjet e tyre. Jetojmë çdo ditë me lavdinë e të rënëve dhe me sakrificën që forcoi rrugën tonë drejt lirisë. Kujtimi për ta mbetet i përhershëm, ndërsa detyrimi ynë është ta mbrojmë dhe ta forcojmë Kosovën, për të cilën ata dhanë jetën”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia, prodhuesi i dytë më i madh i mjaltit në…