Haradinaj nderon afaristin Shkëlzen Jusaj me medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet”

29 dhjetor 2022 | 16:41

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në darkën e organizuar për fundvit si dhe për nder të 20-vjetorit të themelimit të Aleanca Kosovare e Bizneseve, e udhëhequr nga Agim Shahini.

Haradinaj ishte në mesin e shumë sipërmarrësve të cilët janë pjese e AKB-së e të cilët me aktivitetin e tyre po kontribuojnë në ekonominë e vendit, në krijimin e vendeve të punës dhe fuqizimin e prodhimit vendor.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse të vitit 2022, të Aleancës Kosovare të Bizneseve, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka nderuar me medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, me motivacionin për kontribut në çështje kombëtare, sipërmarrësin e suksesshëm, anëtarin e kryesisë së AKB-së, pronarin e “Petrol Company-s”, Shkëlzen Jusajn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jo vetëm Cristiano Ronaldon, Al Nassr-i ëndërron ta ndërtojë një…