Haradinaj në Karaçevë: Të mos lejohen provokimet e tilla

08 gusht 2020 | 16:32

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka vizituar Karaçevën, pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe.

Haradinaj ka kërkuar nga institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla.

Postimi i plotë nga Haradinaj në Facebook:

Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi.

Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe.

Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla. RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pagesën minimale prej 170 eurove që parashihet në pakon emergjente…