Haradinaj në 23-vjetorin e rënies së Agim Ramadanit: Ishte luftëtar, artist e shkrimtar
11 prill 2022
| 12:10
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar Agim Ramadanin në 23-vjetorin e rënies së tij.
“Agim Ramadani ishte luftëtar, ishte artist e shkrimtar, që Kosovës ia kushtoi tërë kapacitetin e tij njerëzor e intelektual, e në fund ia fali dhe jetën”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se sot trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që krahas komandant Katanës do të kujtohen përherë si heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve, Abush Loku, Arben Jusufi, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala.
“Liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj.



