Haradinaj në përkrahje të Xhakës: Je krenaria e kombit, ata që të kanë fishkëllyen ty, të njejtit kanë fyer dhe vazhdojnë të fyejnë edhe UÇK-në
Ish-nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar pas fishkëllimave drejtuar futbollistit Granit Xhaka në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke i dalë publikisht në mbrojtje kapitenit të Zvicrës.
Haradinaj ka deklaruar se Xhaka është “krenaria e kombit” dhe se nuk duhet të shqetësohet për një pjesë të publikut, të cilën ai e cilësoi si “pjesa tjetër e kombit alla Nexhmedin Spahija & company”, duke iu referuar analistit mitrovicas Nexhmedin Spahiu.
Ai kritikoi ashpër këtë kategori të individëve, për të cilët tha se jo vetëm kanë fishkëllyer Xhakën, por kanë fyer dhe vazhdojnë të fyejnë edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, veprime të tilla nuk përfaqësojnë aspak vlerat e shqiptarëve dhe janë të papranueshme.
Haradinaj theksoi se figura si Granit Xhaka meritojnë respekt dhe vlerësim, e jo ofendime apo sulme të padrejta.



