Haradinaj: Në qeverisjen time, Kosovës ia kthyem Trepçën, e themeluam ushtrinë dhe e fuqizuam policinë

23 prill 2022 | 13:36

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot drejtuesit e degëve të kësaj partie në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Albanik, Boletin e Çabër.

Haradinaj ka me drejtuesit e këtyre degëve ka biseduar për aktualitetin politik, sfidat e organizmit si dhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme partiake.

“Aleanca gjatë tërë historisë së saj politike kishte një qasje shumë të sinqertë ndaj rajonit të Mitrovicës. Në momentin që mora drejtimin e qeverisë, kjo pjesë e rëndësishme e Kosovës u vendos në prioritete të politikave qeveritare, ku orientuam mbi 121 milionë euro në projekte madhore”.

“I sigurova për mbështetjen time të plotë, si në kohën kur Kosovës i kthyem Trepçën, i themeluam Ushtrinë dhe i fuqizuam Policinë që mbrojti rendin e ligjin në çdo cep të vendit”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se Mitrovica ka kuadro profesionale e me integritet, të gatshëm të bashkohen në AAK, pasi sipas tij, partia që drejton ishte ajo e cila më së shumti bëri kujdes për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të këtij rajoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pasi…