Lladrovci: Nëse kjo për Martin Berishajn është e vërtetë, është goditje për të gjithë neve

23 prill 2022 | 13:27

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pasi emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po përmendet nga mediat në Slloveni në kuadër të një skandali të madh financiar, në të cilin dyshohet është i përfshirë edhe politikani slloven Robert Golob.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se nëse ky lajm del i vërtetë, atëherë është goditje për të gjithë.

“Dy fjalë për Martinin. Me shqetësim mora vesh nga portalet se miku im Martin Berishaj ka bërë një ndërmjetësim financiar, ndërmjetësim sa i pabesueshëm, aq i dëmshëm. E njoha nga rinia ime e hershme, në rrethet më të vendosura e më kontribuuese për çlirim, ishte me plotë besim dhe përkushtim për çështjen kombëtare. Ishte pjesë e shumë proceseve pozitive dhe me peshë për luftimin e okupatorit, nga ilegaliteti i hershëm e deri në luftën tonë çlirimtare dhe shtetndërtimin. E njoha në proceset e rëndësishme për vendin dhe kombin. E njoha në dritën më të mirë”.

“E tërë kjo, nëse është e vërtetë, është goditje për të gjithë neve. Është tronditëse. I besuam Martinit dhe e çmuam, si malësor të fjalës e përkushtimit atdhetar, si intelektual dhe kontribuues të madh për shkencën dhe çështjen kombëtare. Uroj sa më shpejtë të dalë në shesh e vërteta”, ka shkruar Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë Oleksiy Reznikov, ka thënë më…