Haradinaj në Rahovec: Programi i AAK-së, shpresë e siguri për qytetarët

21 janar 2021 | 23:34

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se përkrahja për partinë e tij po rritet.

I fokusuar tek pozita e presidentit më shumë se te ajo e kryeministrit, Haradinaj në Rahovec u takua me strukturat e degës me ç’rast shpalosi vizionin e tij për ushtri të fortë përkrah ushtrive të NATO-s .

Postimi i tij i plotë:

Përkrahja për Aleancën po vazhdon të rritet. Programi i saj po iu ofron shpresë dhe siguri qytetarëve, për tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit.

Në vazhdim të vizitës në Komunën e Rahovecit, takova strukturat e degës së Aleancës, të cilat listën tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit e kanë pasuruar me kandidatët: Bjondina Kleçka, Berat Duraku, Fatmir Iska dhe Mahmut Morina.

Shpjegova vizionin tim për Kosovën e sigurt me ushtri të fortë të rreshtuar përkrah ushtrive të NATO-s dhe pozicion serioz të vendit tonë në rajon e më gjerë.

Takimin përmbyllës e zhvillova në fshatin e qindra të rënëve për liri, në Krushën e Madhe, ku dhembja dhe krenaria jetojnë bashkë.

Rahoveci qëndron fuqishëm përkrah vlerave që përfaqëson Aleanca!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llogaria në “Instagram” e një adoleshenteje, 17 vjeçare, e cila…