Haradinaj: Nëse Kurti nuk harmonizohet me kërkesat amerikane, ai sigurt se po rrëshqet në tradhti

03 nëntor 2022 | 19:42

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar sërish nga kryeministri Albin Kurti të ndryshojë kah në raport me targat, në të kundërtën, sipas tij, ai “sigurt po rrëshqet në tradhti”.

Sipas tij, situata në Kosovë po përkeqësohet nga çasti në çast e kryeministri nuk e ka idenë se çka po ndodhë me vendin e tij.

“Sot i kam kërkuar që urgjentisht të ndërrojë kahje e ta shfuqizojë vendimin e tij për targat e të mos e rrezikojë stabilitetin në vend e në rajon. Kosova ka nevojë për marrëveshje për njohje me Serbinë, e jo për populizma që me to t’i shërojë egot e sëmura kryeministri”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ai ka theksuar se nuk e kemi luksin që për tekat e tij, ta rrezikojmë ekzistencën e shtetit dhe lirinë e paguar shtrenjtë.

“Nëse kryeministri nuk ndërron kurs të veprimit dhe nuk harmonizohet me kërkesat amerikane menjëherë, ai sigurt se po rrëshqet në tradhti. Unë s’kam çka i them tjetër përpos që nuk do të lejohet as ai e askush tjetër që ta rrezikojë të ardhmen e vendit. Prandaj ndalu!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se po punojnë…