Haradinaj nga Istogu: Të gjithë të mobilizuar për Kosovën që duam!

08 janar 2021 | 21:44

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një statusi në facebook ka ndarë momente nga takimi me degën e Aleancës në Istog.

Ai ka theksuar se “Istogu tashmë me të madhe po përqafon vlerat e Aleancës.”

Ndër të tjera, Haradinaj ka përmendur edhe një herë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po qëndrojnë të bashkuar, për qëllimin e përbashkët.

“Të bashkuar e të mobilizuar rreth qëllimit të përbashkët, për Kosovën siç e duam” ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Istogu tashmë me të madhe po përqafon vlerat e Aleancës. Të gjithë të bashkuar e të mobilizuar rreth qëllimit të përbashkët, për Kosovën siç e duam.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën, më 11 janar, në orën 13:00 do të…