Haradinaj ngushëllon familjen Boja

14 shtator 2021 | 15:38

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është pikëlluar nga lajmi për vdekjen e ish-kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja.

Me këtë rast, Haradinaj ka ngushëlluar familjen Boja për vdekjen e ish-ambasadorit të Kosovës në Arabinë Saudite.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e ish-kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Rexhep Boja. Boja kishte udhëhequr BIK-un në rrethana shumë të rënda për Kosovën, në vitet e përpjekjeve tona për lirinë e Atdheut, vite të rënda edhe për institucionet fetare. Pas çlirimit ai u angazhua në edukim por edhe në diplomaci, ku përfaqësoi denjësisht Republikën e Kosovës si ambasador në Arabinë Saudite.  Me këtë rast ngushëlloj familjen Boja, myftiun Tërnava, miqtë, familjarët, studentët dhe mbarë komunitetin mysliman.  Shpirti i tij u prehtë në parajsë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ka njoftuar se është caktuar që gjykimi i…