Haradinaj ngushëllon familjen Demaliaj

27 shkurt 2018 | 16:01

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Demaliaj me rastin e vdekjes së Bajram Demaliajt.

Demaliaj ka qenë pjesë e UÇK-së dhe baba i dëshmorëve.

Ai është babai i deputetit të AAK-së Shkumbin Demaliaj.

Postimi i Haradinajt:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të atdhetarit dhe veteranit, Bajram Demaliaj. Baca Bajram, babë e vëlla dëshmorësh, ishte nje jetë të tërë në shërbim të vendit dhe do të kujtohet përherë për kontributin e tij për lirinë e Kosovës. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Demaliaj dhe e ndajë pikëllimin me ta. RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit ka caktuar tri seancat e reja parlamentare.…