Kryesia cakton tri seanca të reja parlamentare

27 shkurt 2018 | 15:54

Kryesia e Kuvendit ka caktuar tri seancat e reja parlamentare.

Vazhdimi i pikave nga seanca e kaluar dhe interpelanca e kryeministrit Haradinaj u caktua për ditën e enjte më 1 mars ora 10:00.

Seanca tjetër u caktua të premten më 2 mars ora 10:00, ndërsa seanca solemne për Epopenë e UÇK-së më 5 mars.

Ndërsa nesër nga ora 10:00 fillon seanca e jashtëzakonshme, ku pritet të ratifikohet Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të nisë fushatën e…