Miqësorja me Norvegjinë, fillon shitja e biletave

27 shkurt 2018 | 15:51

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të nisë fushatën e re me miqësoren ndaj Norvegjisë, që do të luhet më 26 mars në “Elbasan Arena” dhe për të gjithë sportdashësit ka nisur shitja e biletave.

Federata e futbollit nëpërmjet një njoftimi zyrtar bënë me dije se ka nisur shitja online e biletave, në faqen e internetit të federatës, ndërsa ka zbuluar edhe çmimet e tyre. Kështu një biletë në tribunën VIP është 6 mijë lekë të reja, ndërkohë që në tribunat B3, A2 dhe A3 ato do të kushtojnë 4 mijë lekë, raporton “TCH”.

Më të pranueshme janë çmimet ndërkohë për tribunat B2, B4, A1, A4, që kushtojnë 3 mijë lekë. Gjithashtu janë rezervuar edhe bileta më të lira në tribunat e tjera të stadiumit, që shkojnë nga 700 deri në 300 lekë të reja.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…