Haradinaj ngushëllon kryetarin e Rahovecit për vdekjen e vëllait

01 gusht 2020 | 15:29

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime kryetarit të Rahovecit, Smajt Latifi me rastin e ndarjes nga jeta të vëllait të tij, Adem Latifi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se është i pikëlluar me lajmin për ndarjen nga jeta të Adem Latifit.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Adem Latifit. Baci Malush, kryetar Smajl Latifi dhe e gjithë ju familja Latifi, pranoni ngushëllimet e mia dhe kolegëve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Ballkani ka njoftuar që tashmë edhe zyrtarisht Mevlan Zeka…