Haradinaj: Nuk do ta votojmë asnjë ligj derisa të formohet Komisioni Hetimor për Energjinë

19 prill 14:47

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se ky subjekt politik nuk do të marrë pjesë në asnjë votim në seancat parlamentare përderisa nuk formohet Komisioni Hetimor për energjinë elektrike.

Përmes një konference të jashtëzakonshme për media, Haradinaj ka shprehur shqetësimin për vonesën e strategjisë kombëtare dhe mosvotimin e këtij Komisioni.

“Grupi Parlamentar i AAK-së nuk do të marrë pjesë në asnjë votim deri në themelimin e komisionit”, ka thënë Haradinaj, duke shprehur shqetësime të tjera për gjendjen në vend.

“Jemi të shqetësuar që qeveria po e mban të bllokuar gazsjellësin. Jemi të shqetësuar se pse kryeministri po e bllokon një projekt amerikan dhe po i rrezikon marrëdhëniet me shtetet mike. Prandaj edhe kërkesa për gazsjellës është jetike për Kosovën. Jemi të shqetësuar për vonesa, si ai i ligjit të pagës. Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto. Sot ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte dhe qeveria e pengoi parlamentin për komision hetimor”, ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kemi  vetëm gjashtë vite në UEFA e FIFA dhe të…