Haradinaj nuk e pret Ramën në takim, thotë se ka agjendë tjetër

30 qershor 2020 | 11:38

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot është duke qëndruar në Kosovë, në kuadër të vizitës zyrtare në Prishtinë.

Ai dje ishte takuar me liderët kryesorë institucionalë dhe politikë. Rama edhe pse në agjendën e tij, kishte paralajmëruar edhe takimin me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Megjithatë, Haradinaj dje ka bërë me dije se nuk do të takohet me siç e ka quajtur ai “paditësin” Rama.

Kjo për shkak të një përplasjeje të mëhershme, rreth idesë së shkëmbimit të territoreve që përfundoi me një padi të kryeministrit të Shqipërisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Haradinajt për shpifje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është duke shikuar mundësinë…