Haradinaj: Nuk mund t’ia japim Serbisë tregun nëse refuzon ekzistencën e Kosovës

14 qershor 2019 | 17:44

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me Serbinë nuk ka për çfarë të flitet kur është në pyetje çështja e kufijve.

Haradinaj gjatë ceremonisë së përurimit të Shtëpisë së Kulturës në Obiliq, ka thënë se nuk do të ia dhënë tregun Serbisë, nëse ajo refuzon ekzistencën e Kosovën.

“Ka mbet me zgjedh çfarë marrëdhënie do të kemi. A duam të njihemi reciprokisht me vendos marrëdhënie diplomatike. Nëse nuk duam të njihemi, atij që ia refuzon ekzistencën nuk mundesh me ia marrë tregun. Nëse Serbia e refuzon ekzistencën tonë, pse na me ja jep tregun. Ne po kërkojmë me ecë përpara me marrëveshje kornizë, me ditë për çka kemi me fol”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqyri Bytyqi, dhe…