Haradinaj: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë!

23 janar 2018 | 10:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike në vend.

“Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë! Përveç kësaj me hapat që kemi ndërmarrë, që kur kemi marrë mandatin e kësaj Qeverie, kemi arritur që humbjet, nga importi i obliguar, prej dhjetëra milionë euro në vitin 2017 (sipas Bankës Botërore dhe KEK-ut) t’i kthejmë në zero në 2018, me siguri për profit në të ardhmen. Sot, sfida me energji është e fituar”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interpol ngre alarmin: Është vjedhur një kamion me 34 mijë…