Haradinaj numëron vetëm suksese të AAK-së

27 maj 2020 | 11:55

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në  20-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, ka folur për rrugëtimin e kësaj partie përgjatë këtyre viteve.

Haradinaj ka thënë se AAK-ja do të bëhet pjesë e qeverisë së re që në Kosovë të funksionalizohen ekonomia dhe sundimi i ligjit. Ai edhe një herë e ka kritikuar qeverinë Kurti se pa asnjë analizë e ka ndalur lëvizjen e qytetarëve dhe e ka bllokuar ekonominë. “Qasja e qeverisë për kufizime është bërë pa asnjë analizë dhe e kemi shumë jetike rikthimin e ekonomisë.  30 milionë euro kanë hyrë mallra nga Serbia në Kosovë që nga një prilli. Ekonomia është interes i të gjithë neve sepse ajo e bën buxhetin dhe duhet ta rikthejmë prapë. Pse dëshirojmë me qenë pjesë e qeverisë është rendi dhe ligji. Ne dëshirojmë anëtarësim në BE dhe urgjent e kemi anëtarësimin në NATO”, ka thënë ai, raporton EO.

Haradinaj ka bërë me dije se gjatë kohës sa ka qenë në qeverisje AAK-ja ka arritur ta ndalë ndarjen e Kosovës dhe e ka krijuar Ushtrinë e Kosovës.  Ai ka thënë se AAK-ja ka arritur që ta pavarësojë energjetikisht Kosovën. “Qeverisja e dytë që ka udhëhequr Aleanca ka mbërritur ta pavarësojë Kosovën energjetikisht. Kur kam marrë detyrën nuk është prodhuar asnjë megavat qymyri në KEK i cili ka qenë si Çernobili.  Na kanë kthyer në vend të varur,  fuqi të tjera të rajonit. Integrimi i krejt rrjetit tonë në Serbi. Ne kemi mbërritur me kthy prodhimin energjetik në Kosovë dhe me pavarësu energjitikisht Kosovën. Është sukses i madh çështja e energjisë.  Ne kemi arritur me ndal dialogun për ndarje. Ka pasur skenar për ndarje dialogu, pa ditur ku fillon e mbaron. Me mundësitë tona e kemi arritur ta ndalim dialogun duke hequr Mogerinin nga kjo çështje.  Nuk ka lëvizje të kufijve më. Ata që po i flasin sot janë tema të kryera. Pronësia e Trepçës është përmbyllë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
10 vjeç rrahu mësuesin dhe u përjashtua nga shkolla. 16…