Haradinaj nxjerr certifikatën mjekësore: Bekë Berisha është negativ për Covid-19

04 dhjetor 2020 | 12:59

Kryesuesja e seancës së sotme Arbërie Nagavci, ka thënë se ka marrë informata që në sallë janë të pranishëm deputetët që kanë lajmëruar që nuk mund të marrin pjesë në komisionet përkatëse për shkak se kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 para katër pesë ditësh.

Për këtë ka reaguar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i cili ka thënë se Nagavci ka aluduar në deputetin Bekë Berisha.

Ai e ka nxjerrë edhe certifikatën mjekësore me anë të së cilës, ka thënë se vërtetohet se deputeti i AAK-së ka rezultuar negativ për Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Prodhuesve përshëndet dhe e përkrah vendimin e guximshëm…