Haradinaj paraqet një kandidate për deputete
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se pjesë e listës së AAK-së për deputete do të jetë edhe Diellza Kukaj.
Ai ka thënë se Diellza Kukaj është rritur në familjen e madhe të AAK-së.
“Në vazhdën e avancimit të të rinjve në politikë, ajo do jetë pjesë e listës dhe ofertës së Aleancës, në zgjedhjet e parakohshme nacionale. Diellza ka përfunduar bachelor dhe master në Kontabilitet dhe Financë, ndërsa për momentin është kandidate për doktor shkence, në drejtimin e shkencave sociale dhe ekonomike. Ajo është aktive në fushën e hulumtimit shkencor dhe ka publikuar punime të shumta në revista të njohura rajonale dhe ndërkombëtare. Duke besuar fuqishëm në aftësitë e saj intelektuale dhe në përgjithësi gjeneratën e re politike, i uroj suksese në këtë sfidë të radhës!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.




