Haradinaj pas takimit me Prattipatin: AAK-ja është e gatshme të kontribuojë në formimin e institucioneve

05 gusht 2025 | 15:47

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Anu Prattipatin, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Gjatë takimit është diskutuar rreth zhvillimeve aktuale politike në vend dhe në rajon, me theks të veçantë mbi situatën e krijuar pas bllokadës institucionale që po zgjat tash e disa muaj.

Kryetari i AAK-së e ka informuar Prattipatin për qëndrimin e Aleancës dhe përkushtimin për të kontribuar drejtpërdrejt në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja që kanë dalë nga zgjedhjet e fundit.

Ai e ka falënderuar Prattipatin për angazhimin e saj dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proceset demokratike dhe zhvillimore që po kalon Kosova.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
FC Prishtina njofton se është arritur marrëveshja për huazimin e…