Haradinaj: Për largimin e turqve u informova me vonesë, Thaçi me përkrahu për shkarkimet

30 nëntor 2018 | 11:39

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se për rastin e deportimit të shtetasve turq, ishte informuar rreth një orë më vonë pasi kishte ndodhur largimi i tyre nga Republika e Kosovës.

Ai gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me këtë rast, Haradinaj ka sqaruar se për shkak të mosinformimit të tij siç shkruan ligji për këto ngjarje, ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Driton Gashi si dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefajt.

Veç tjerash kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se në lidhje me kërkesën për shkarkimin e Gashit dhe Sefajt ka pasur edhe përkrahjen e presidentit Hashim Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka ndihmuar SOS…