Oda Amerikane mbështet SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

30 nëntor 11:35

Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka ndihmuar SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë me mobile dhe pajisjet.

Ky donacion ndihmon në krijimin e një SOS familje të re, përmes të cilës do të ofrohet kujdesi dhe strehimi për fëmijët pa përkujdesje prindërore.

Këtij veprimi i janë bashkuar edhe kompanitë anëtare të Odës Amerikane si Coca Cola, American School of Kosova, RIT Kosovo, FINCA, AS Travel, NLB Banka, Cacttus, Banka Kombëtare Tregtare, Zero Pozitive, Hib Petrol, Alb Architect, Banka Ekonomike e Kosovës, Rikon, Emona, Qendra e Inovacionit, Sigal dhe Banka për Biznes.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë përmes 9 SOS Familjeve ofron strehim dhe përkujdesje për 66 fëmijë të braktisur apo të cilët kanë humbur kujdesin prindëror.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Malishevës,…