Emërohen shefat e institucioneve shëndetësore në Malishevë

30 nëntor 2018 | 11:31

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Malishevës, Liridon Hoti, ka pritur në takim, Alban Mazrekun dhe Agnesa Kastartin.

Në këtë takim informues, drejtori Hoti ka njoftuar drejtpërdrejt me të arriturat, investimet, zhvillimet, realizimet e planifikuara për vitin 2018 dhe planifikimet për vitin 2019 që do të bëhen në QKMF-në “Dr. Shpëtim Robaj” dhe QMF-të e Komunës së Malishevës.

Ai i ka njoftuar të pranishmit në takim se në institucionet shëndetësore të kësaj komune, nëpër njësi, janë emëruar shefat, gjë që është bërë përherë të parë, më qëllim të efikasitetit të plotë në shërbim të qytetarëve, njëzetekatër orë.

Ndërsa Alban Mazreku dhe Agnesa Kastrati, kanë njoftuar Hotin me  vizitat e bëra në QKMF-në dhe QMF-të në Drenoc e Kijevë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonardo DiCaprio së shpejti mund të mos jetë më beqar.…