Haradinaj për rrahjen me ushtarët rusë: I grushtova i pari

07 janar 2019 | 22:53

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për rrahjen me ushtarët e Rusisë në Kosovë.

“Problemi ka qenë se rusët nuk kanë qenë forcë paqësore. Ata erdhën dhunshëm. Për Rahovec edhe Pejë unë kam qenë pjesë e kundërshtimit mos me i lanë me hy. Ata disa herë kanë tentuar me bo veprime të tilla”, shpjegoi ai.

Me një prej këtyre raste, ishte Haradinaj ai që kishte godit një ushtar rus. “Kanë dalë plot rusë dhe unë s’kam dashtë me u ndalë. E kam godit i pari unë me grusht. Atëherë më s’ka pasë çka me bo”, shpjegoi ai në “T7”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në garën për kryetarë të degës kandiduan Besim Ilazi dhe…