Haradinaj për taksën: Nuk ia japim tregun Serbisë pa e marrë njohjen

30 janar 2019 | 13:55

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur sot për dialogun me Serbinë, me ç’rast ka thënë se është mirë që kjo situatë e hapur të përmbyllet me njohje nga ana e shtetit serb.

Ai ka thënë se vendosja e taksës ndaj një shteti tjetër është një e drejtë që e bën e gjithë bota moderne.

“Është mirë të jemi të sinqertë me miqtë tanë dhe pse po i bëjmë këto veprime. Nuk ia japim tregun Serbisë pa e marrë njohjen, sepse janë bërë 20 vjet dhe nuk do të lejojmë më që të mos e nxjerrim të drejtën tonë. Kjo nuk është kundër Amerikës, kjo është e drejta jonë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Këtë deklaratë kryeministri e ka dhënë sot në Junik, në akademinë përkujtimore në 22-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nëpërmjet një deklarate për medie…