Haradinaj për tërmetin në Turqi: Institucionet e Kosovës të gatshme për të ofruar ndihmë

25 janar 2020 | 11:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me shqetësim e ka marrë lajmin për tërmetin që ka goditur qytetin Elazig në Turqi.

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta ndaj shtetit turk, qytetarëve dhe familjeve të viktimave si dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga kjo ngjarje tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët atje”.

“Institucionet e Kosovës janë të gatshme për ndihmat e nevojshme humanitare përfshirë edhe njësitë operacionale nga FSK-ja. Në këtë tragjedi Kosova qëndron pranë shtetit mik, Turqisë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partnerja e futbollistit të njohur, Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, duket…