Haradinaj përkujton Ismet Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tij

25 gusht 2023 | 11:18

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-komandantin e UÇK-së, Ismet Jashari-Kumanova dhe bashkëluftëtarët e tjerë të cilët kanë rënë në ofensivat e gushtit 1998.

Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se respekti për sakrificën e dëshmorëve do të jetë i paharruar.

“Në 25-vjetorin e rënies, kujtojmë prijësin e strategun Ismet Jashari – Kumanova dhe bashkëluftëtarët e tjerë të rënë në ofensivat e gushtit 1998, Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj e Zenun Mataj. Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë i paharruar në kujtimin e brezave. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe i Lëvizjes BESA, Bilall…