
Haradinaj përkujton Ismet Jasharin dhe dëshmorët e Brigadës 121 në 27-vjetorin e rënies
25 gusht 2025
| 11:33
Kryetari i Aleancën Aleancës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot prijësin dhe strategun Ismet Jashari, i njohur si Kumanova, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka nderuar gjithashtu të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut.
Në mesazhin e tij përkujtimor, Haradinaj ka vlerësuar lart betejat dhe përpjekjet e kësaj brigade të lavdishme në mbrojtje të pozicioneve të luftës dhe të popullatës së zhvendosur në Malet e Berishës, duke përmendur me nder dhe emrat e dëshmorëve të rënë në ofensivat e gushtit, Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj dhe Zenun Mataj.
“Të paharruar në kujtimin e brezave. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj.