Haradinaj përkujton martirët e Belegut dhe Irzniqit

29 mars 2018 | 10:47

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar martirët e Belegut dhe Irzniqit, me rastin e 19-vjetorit të rënies së tyre.

“Kujtojmë sot martirët e Belegut dhe Irzniqit, të cilët u vranë dhe u masakruan 19 vjet më parë, 33 prej të cilëve ende janë të pagjetur. Po ashtu, me krenari përulemi para aktit heroik të 14 dëshmorëve të rënë në përballje me pushtuesin në Betejën e Shishmanit të Bokës. Përulemi para veprës së të gjithë dëshmorëve e martirëve, që u flijuan për lirinë e Kosovës. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendosja e taksës në Rrugën e Kombit ka shkaktuar pakënaqësi…