Haradinaj: Përrallat e Kurtit morën fund

08 shkurt 2022 | 14:44

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar sot tarifat e reja për energji elektrike.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se përrallat e Kurtit morën fund.

“Sot të gjithë juve që konsumoni më shumë se 800kWh do t’iu rritet çmimi i energjisë elektrike me 85.18% për tarifën e lartë dhe 104.15% për tarifën e ulët”.

“Një qytetar i zakonshëm që minimalisht ka harxhuar 850kWh, me 60% në tarifën e lartë dhe 40% në tarifën e ulët, ka paguar 49.68 euro. Kurse tash, me Qeverinë Kurti që ka drejtimin e vendit, do të paguajë 92.40 euro”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se rritja për një qytetar të zakonshëm do të jetë rreth 86%.

“Sikur mos të mjaftonte, pak ditë më parë ndau edhe 90 milionë euro për subvencion, që tash nuk ka fije kuptimi. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga ZRRE që të kthehet në pikën ZERO ky proces, por kot. Triumfuan ata që duan të varfërojnë xhepin e qytetarit. Aktivitetet tona në kundërshtim të këtij vendimi skandaloz nuk do të ndalen”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë, Niklas Sule në verë do…