Haradinaj pret në takim themeluesin e ‘Crans Montana Forum’

22 shkurt 2019 | 12:08

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka pritur në takim kryetarin e nderit dhe themeluesin e ‘Crans Montana Forum’, ambasadorin Jean-Paul Carteron, me të cilin ka bashkëbiseduar për proceset politike në vend dhe rajon, si dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës.

“Në kuadër të takimit, shqyrtuam mënyrat më efikase për të thelluar bashkëpunimin tonë, sidomos për organizimin e Forumit Ekonomik në Kosovë këtë vit. Një ngjarje me peshë të jashtëzakonshme për Kosovën për t’u prezantuar si shtet që i kontribuon paqes e stabilitetit rajonal dhe si ekonomi joshëse për investitorët e huaj potencialë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meghan Markle ka zbritur në Nju Jork, për herë të…