Haradinaj: Prishtina është në kaos, rrezikon t’i humb 100 milionë euro

09 qershor 2021 | 12:03

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeqyteti i Kosovës është në kaos.

Ai ka thënë se për shkak të neglizhencës rrezikohen rreth 100 milionë euro nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD)

“Sikurse çdo ditë, po vazhdon kaosi urbanistik në Kryeqytet, ndërsa pret fondi nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) për rregullimin e ‘Unazës së Qytetit’ dhe ‘Rrugës A’. Rreth 100 milionë euro të miratuara dhe të alokuara rrezikojnë të humbin për shkak të neglizhencës”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli ka thënë se bombardimi i një ndërtese në Gaza…