Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e shoqërisë civile

16 maj 15:24

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqërisë civile të kryesuar nga Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv Instituti Demokratik i Kosovës-KDI, me të cilët ka biseduar për Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike.

Me këtë ras,t Haradinaj ka theksuar se vendet me demokraci të zhvilluar e vlerësojnë rolin e shoqërisë civile në proceset zhvillimore dhe për këtë, Qeveria e Kosovës do të trajtojë shqetësimet e ngritura nga shoqëria civile.

Gjithashtu ai ka thënë se do të angazhohet që të punojnë së bashku rreth rekomandimeve të ngritura nga shoqëria civile, sipas të cilave, draft ligji që Qeveria e Republikës së Kosovës i ka propozuar Kuvendit, ka pësuar ndryshime nëpër komisionet parlamentare dhe se ato ndryshime cenojnë standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në shoqërinë kosovare, sidomos lidhur me ndërtimin e demokracisë dhe të vet shtetit ligjor, prandaj Qeveria që ai drejton, në bashkëpunim me deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’i adresojë këto shqetësime, për projektligjin në fjalë.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anësori kolumbian James Rodriguez po kërkohet nga kampionët e Ligës…