Haradinaj: Qeveria do ta vazhdojë dialogun me gazetarët për një transparencë dhe llogaridhënie më të avancuar

03 maj 2019 | 10:31

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, ka thënë se Qeveria do të vazhdojë dialogun me gazetarët për një transparencë dhe llogaridhënie gjithnjë e më të avancuar.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Kosova ka shënuar ngritje për katër vende në mbrojtjen e gazetarëve, sipas Raportit të Reporterëve pa Kufij dhe ky përmirësim fiton në peshë pasi që sivjet hetohet një rënie e përgjithshme të lirisë së shtypit në Europë në tërësi në vitin 2018”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se Raporti i Reporterëve pa kufij, për këtë vit ka përmendur përmirësimet në marrëdhëniet mes mediave dhe Qeverisë, duke vënë në dukje se Qeveria aktuale duket më e gatshme të flasë me gazetarët dhe mediat në tërësi.

“Qeveria do ta vazhdojë këtë dialog me gazetarët për një transparencë dhe llogaridhënie gjithnjë e më të avancuar, duke qenë e vetëdijshme për sfidat që i ka përpara për të krijuar një pasqyrë plotësisht pozitive në progresin e lirisë së shtypit”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim…