Haradinaj: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen e programeve të ‘Caritas Kosova’

15 prill 2019 | 11:59

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës humanitare “Caritas Kosova”, të cilëve u ka premtuar mbështetjen e Qeverisë që drejton.

“Roli i ‘Caritas Kosova’ në komponentën sociale në shërbim të komunitetit është i jashtëzakonshëm, veçmas në aspektin e kujdesit shëndetësor. Prita sot përfaqësuesit e kësaj organizate humanitare, si pjesë e ‘Caritas’-it evropian, prirë nga Don Viktor Sopi, me të cilët u pajtuam që projektet e tyre forcojnë shërbimet e komunave. Qeveria do të vazhdojë mbështetjen e programeve të përbashkëta të ‘Caritas’ me komunat e Kosovës, që përfshijnë ofrimin e shërbimeve mjekësore në shtëpi dhe punësimin e qindra mjekëve praktikantë e punëtorëve tjerë shëndetësor”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Mike Pompeo, ka thënë se…