Haradinaj: Qeveria jonë të mos ketë dilema, të orientohet qartë drejt lidershipit amerikan

28 shtator 2022 | 21:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se tani ësbtë koha më e mirë për marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe në respekt të plotë të sovranitetit dhe rendit kushtetues.

“Koha më e mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe në respekt të plotë të sovranitetit dhe rendit kushtetues. Koha më e mirë që qeveria jonë të mos ketë dilema dhe të orientohet qartë drejt lidershipit amerikan për këtë proces të rëndësishëm për Kosovën”, ka thënë Haradinaj gjatë një takimi me qytetarët e Istogut.

Ai ka treguar se me qytetarët e Istogut shkëmbyen mendime për zhvillimet shumë të ndjeshme në vend.

“Shpreha habinë për mënyrën se si i trajton qeveria qytetarët e vendit, që u reflektua këto javë gjatë grevës së mësimdhënësve. Ndamë shqetësimin për ndërprerjen e investimeve kapitale dhe investimeve në energji”.

“Aleanca së shpejti do të paraqes zgjidhjet për temat kryesore në të cilat ka dështuar plotësisht qeveria aktuale. Për këtë kemi angazhuar ekspertët më të mirë që kemi, por dhe kemi kërkuar ndihmë nga të gjithë ata ekspertë që janë të gatshëm të kontribuojnë për programin e ardhshëm qeverisës”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Martina Piumatti “Il Giornale” Buzëqeshja e tensionuar e Vladimir…