Haradinaj reagon për ndalimin e këshilltarit të tij nga autoritetet e Serbisë

25 prill 2019 | 14:23

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar kundër ndalimit të këshilltarit të tij serb, Srdjan Jovanoviq nga ana e autoriteteve të Serbisë.

Haradinaj ka thënë se këto veprime të Serbisë kanë për qellim frikësimin e qytetarëve serb të Kosovës.

“Shpreh shqetësimin për ndalimin e këshilltarit tim, Srdjan Jovanoviq nga autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës serbe. Ky ndalim, që nuk është i pari i kësaj natyre, edhe njëherë dëshmon qartë se metodat e frikësimit që përdoren nga autoritetet serbe, janë një shenjë agresioni, karshi qytetarëve të Kosovës.
Ju bëjmë thirrje autoriteteve të Brukselit zyrtar që të reflektojnë dhe adresojnë, sjelljen e autoriteteve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës. Ky agresion, nuk i ndihmon normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve tona”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ndaj…