Veseli: BE-ja të kërkojë nga Serbia t’i ndalë veprimet provokuese ndaj zyrtarëve të SLS-së

25 prill 2019 | 14:17

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ndaj ndalimit dhe marrjes në pyetje nga autoritetet e Serbisë të Srdjan Jovanoviqit, zyrtar i Partisë Liberale Serbe (SLS).

Veseli ka ftuar Bashkimi Evropian (BE) që të kërkojë nga Serbia që t’i ndal këto veprime provokuese.

“Ndalimi dhe marrja në pyetje nga autoritetet e Serbisë të një zyrtari tjetër të Partisë Liberale Serbe, Srdjan Jovanoviq e që është edhe anëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës është veprim i papranueshëm dhe që synon të përndjekë serbët e Kosovës që duan të integrohen në shtetin tonë. Ky është një akt që ka për qëllim nxitjen e urrejtjes dhe pasigurisë tek serbët e Kosovës. Bashkimi Evropian duhet të reagojë dhe të kërkojë nga Serbia që të ndalë këto veprime provokuese. Këto akte dëshmojnë mungesë të vullnetit të Serbisë për të dialoguar e për t’u pajtuar. Veprime të tilla nuk duhet të përsëriten më”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, sot…