Haradinaj: Ribashkimi i Gjermanisë, fitore e lirisë ndaj regjimeve totalitare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se ribashkimi i Gjermanisë shënon fitoren e lirisë dhe demokracisë ndaj regjimeve totalitare.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar ribashkimi i këtij vendi ishte një frymëzim e shpresë për popujt e shtypur kudo në botë.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Ribashkimi i Gjermanisë shënon fitoren e lirisë dhe demokracisë ndaj regjimeve totalitare dhe ishte një frymëzim e shpresë për popujt e shtypur kudo në botë.
Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe kontributi i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, vazhdon të jetë thelbësor. Ajo ishte përkrah popullit të Kosovës në momentet më vendimtare, për çka jemi përjetësisht falënderues.
Mirënjohje dhe falënderim, Qeverisë dhe Popullit Gjerman, Ambasadës Gjermane në Prishtinë, gjermanëve me mision në Kosovë dhe të gjithë paqeruajtësve në radhët e KFOR-it.
Urime Dita e Bashkimit Gjerman!



