Haradinaj: Rrugëtimi i Kosovës është në rresht dhe partneritet me ShBA-të

05 shkurt 2020 | 08:15

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është i nderuar që është i ftuar i posaçëm në fjalimin vjetor të presidentit të SHBA-së Donald Trump adresuar në sesionin e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, të njohur si State of the Union.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se fjalimi i presidentit Trump ishte shprehje e  qëndrimit se Shtetet e Bashkuara janë lider global në siguri, ekonomi, demokraci dhe progres.

“Ky vizion i presidentit Trump dhe administratës së tij është një siguri dhe shpresë për të gjithë popujt paqedashës dhe shtetet demokratike. Kosova e ka të qartë rrugëtimin, e ky rrugëtim është në rresht dhe partneritet me SHBA. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhikun, ka thënë se…