 
                    Haradinaj: Sabit Zejnullahu ishte burrë i ndershëm i atdheut
                06 dhjetor 2021
                |  11:37
            
        Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se është i pikëlluar për vdekjen e Sabit Zejnullahut.
Ai ka thënë se baca Sabit ishte burrë i urtë dhe i ndershëm i atdheut.
“I pikëlluar që ka ndërruar jetë Sabit Zejnullahu. Burrë i urtë e i ndershëm që Atdheut i dha të birin hero, Hakif Zejnullahun. Ngushëllime familjes Zejnullahu dhe bashkëluftëtarëve. Baci Sabit, u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        