Haradinaj: S’do të ndalemi derisa të krijojmë një ambient të lirë për gazetarët

03 maj 10:11

 

Kryeministri Ramush Haradinaj në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se sipas raporteve ndërkombëtare Kosova ka bërë një përparim të ndjeshëm sa i përket lirisë së medias.

Megjithatë Haradinaj ka thënë se nuk do të ndalen deri në krijimin e një ambienti plotësisht të lirë e të sigurt për gazetarët.

“Kosova, sipas raporteve ndërkombëtare ka bërë një përparim të ndjeshëm sa i përket lirisë së medias, por ne nuk do të ndalemi derisa të krijojmë një ambient plotësisht të lirë e të sigurt për gazetarët.  Liria nuk mund të jetë e pjesshme, prandaj i ftoj gazetarët kosovarë që të punojmë në partneritet të ngushtë, që ta ndryshojmë këtë gjendje. Liria e shprehjes dhe e shtypit janë levat e demokracisë, kësisoji të panegociueshme dhe duhet të shkojnë bashkë të integruara me përgjegjësinë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy muaj më parë solli këngën më të re “Dimër”,…