Haradinaj sërish thirrje Kurtit: Mos e hiq taksën pa njohje

23 shkurt 2020 | 11:02

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

“Sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguru pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai i ka bërë thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje.

“Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit. Tregu vetëm për njohje”, ka shkruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Itali janë raportuar dy viktima si pasojë e koronavirusit.…