Haradinaj: Shantazhit të Beogradit po i vjen fundi, 40 serbë duan të jenë pjesë e ushtrisë
23 shkurt 2019
| 16:36
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë shantazhit dhe instumentalizimit nga Beogradi po i vjen fundi.
Ai e mbështetë këtë në faktin e integrimit të serbëve në të gjitha strukturat e Kosovës.
“Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.