UEFA ia merr organizimin Spanjës për shkak të Kosovës

23 shkurt 2019 | 16:33

Ndeshjet e rrethit elitë të grupit të 5-të për Kampionatin evropian U-17 “Irlanda 2019” të parapara të zhvillohen në Spanjë, do të luhen në Zvicër, bëri të ditur FFK-ja përmes faqes zyrtare.
Sipas FFK-së, një vendim i tillë i UEFA-së ka ardhur shkaku që Spanja s’ka pranuar që Kosova të paraqitet me të gjitha simbolet.

“Pas presionit që FFK-ja ka bërë në UEFA që Kosova të përfaqësohet me të gjitha simbolet e saj, e refuzimi kategorik i Spanjës për të mos pranuar simbolet e Kosovës ka bërë që institucioni i futbollit evropian t’ia marrë organizimin Federatës spanjolle. Duke pasur parasysh faktin se në grup me Kosovën janë edhe dy shtete tjera që nuk e kanë pranuar pavarësinë e vendit tonë, Greqia dhe Ukraina, atëherë UEFA vendosi që vend mikpritës i ndeshjeve të grupit 5-të të jetë Zvicra”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen prej 20 deri më 26 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Inspeksionit në komunën e Mitorvicës, Hysni Ahmeti, në…